Flash News

KRYESORE

Kukësi me hap kampioni, Tirana fiton ndeshjen e 6-të radhazi

Kukësi me hap kampioni, Tirana fiton ndeshjen e 6-të radhazi

Kukësi dhe Tirana sot festuan fitore të lehta dhe emocionuese, duke vijuar të jenë kryesueset e kampionatit shqiptar. Verilindorët kanë 37 pikë pas fitores ndaj Flamurtarit, ndërsa kryeqytetasit një pikë më pak pas triumfit me përmbysje ndaj Teutës në "Air Albania Stadium".

Kuksianët e drejtuar nga Duro bënë një ndeshje spektakolare në Vlorë duke fituar 4-1, kurse bardheblutë duhej të punonin paksa më shumë për fitoren 2-1 ndaj durrsakëve.

Shkurtaj nisi festën me dy gola në pjesën e parë për Kukësin, shoqëruar më pas nga Musolli dhe Çema. Goli i vetëm i kuqezinjve në shtëpinë e tyre u shënua nga Vrapi.

Pas golit të Vilës në ndeshjen Tirana-Durrësi përmbysjen e realizuan Ngoo dhe Torassa. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për bardheblutë. Ecuri spektakolare!

Të fundit