Flash News

KRYESORE

Kukësi merr kreun me "poker", Vllaznia mposht Skënderbeun

Kukësi merr kreun me "poker", Vllaznia mposht Skënderbeun

Janë mbyllur dy ndeshjet e tjera të kampionatit shqiptar sot, Kukësi-Teuta dhe Skënderbeu-Vllaznia. Kuksianët mposhtën 4-0 durrsakët në shtëpi duke marrë kreun e renditjes.

Golat për verilindorët u shënuan nga Shkurtaj (me penallti 31’, 67’), Ethemi (93') dhe Abazaj (73’), duke i dhënë skuadrës së tyre 27 pikë në tabelën e renditjes. Kukësi përfitoi nga gabimi i djeshëm i Partizanit në derbi me Tiranën, që lëshoi 3 pikë.

Vlen të përmendet që urrsakët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq që mori Hoxha në të 67'.

Vllaznia, ndërkohë, mposhti 1-0 në transfertë Skënderbeun me gol të Shtubinës në minutën e 65-të. Shkodranët bënë një ndeshje me shumë zgjuarsi ndaj bardhekuqve, edhe pse minutat e fundit luajtën me dhjetë lojtarë pas largimit me dy të verdhë të Walusimbi.

Vllaznia tani e sheh veten në vendin e pestë, ndërsa korçarët në vendin e tetë.

Të fundit