Flash News

KRYESORE

Kukësi merr përsipër shpenzimet e frikshme, zbulohet sa i kushton ndeshja ndaj Partizanit

Kukësi merr përsipër shpenzimet e frikshme, zbulohet sa i kushton

Kukësi ka vendosur të luajë ndeshjen kundër Partizanit në "Air Albania Stadium". Një vendim mjaft i rëndësishëm për verilindorët që duan t'i japin ngjyra të tjera kësaj sfide. Kryesuesit shpresojnë të mbushin impiantin, por kanë marrë një barrë të rëndë mbi shpatulla.

Presidenti Safet Gjici duhet të paguajë 20 milionë lekë të vjetra qera, ndërsa 10-20% të të ardhurave nga biletat do t'i kalojnë FSHF-së. Numri i tifozëve pritet të mos jetë shumë i madh, pasi verilindorët nuk kanë shumë tifozeri.

Ndryshe ndodh në derbi ku stadiumi mbushet në kapacitet thuajse maksimal. Gjici e ka marrë përsipër një kosto të tillë dhe shpreson që të pakten atmosfera të jetë e ngrohtë, pasi është i vetëdijshëm që nuk do të ketë shumë tifozë.

 

Të fundit