Flash News

KRYESORE

Kukësi merr trajner serb, prezantohet sot Mlladen Milinkovic

Kukësi merr trajner serb, prezantohet sot Mlladen Milinkovic

Tashmë është zyrtare, Mladen Milinkovic do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Serbi që vitin e kaluar drejtoi Luftëtarin ka firmosur me Kampionët e Shqipërisë dhe pritet të marrë sot detyrën e re, ndërsa do të prezantohet në orën 11:00 në zyrat e Klubit të Kukësit.

Gjatë ditës së djeshme, Milinkovic bashkë me menaxherin e tij kanë patur një takim me presidentin e Kukësit në Tiranë, i cili ka rezultuar i frytshëm për të dyja palët dhe është mbyllur me shtrëngim duarsh.

Te Kukësi, Milinkovic zë vendin e të larguarit Ernest Gjoka, që u shkarkua pavarësisht se kishte fituar titullin e parë në histori të Kukësit duke vuajtur pasojat e eliminimit në Champions League.

Milinkovic bëhet serbi i dytë që merr drejtimin e Kukësit, pasi më parë verilindorët janë drejtuar dhe nga Miodrag Radanovic. Bashkë me Milinkovicin pritet të zyrtarizohet këtë të shtunë dhe afrimi i një futbollisti, ish-kapitenit të Vllaznisë Ndricim Shtubina.

 

 

Të fundit