Flash News

E-TJERA

Kukësi ndërton “murin” kundër Skënderbeut, por "ujqërit" duan tre pikët

Kukësi ndërton “murin” kundër Skënderbeut, por

Sfida mes dy skuadrave pretendente për titullin kampion të Shqipërisë, Kukësit dhe Skënderbeut të Korçës po afron. Ndërkohë që kuksianët përgatisin “murin” ndaj “ujqërve të dëborës”, këta të fundit kërkojnë patjetër fitoren. Ndeshja në shtëpinë e tyre i favorizon korçarët, ndaj skuadra e Kukësit është e fokusuar më shumë te mbrojtja, pasi edhe një barazim i mban ata në një pozicion favorit për titullin. Nga ana tjetër, sulmuesi shkodran i Skënderbeut, Hamdi Salihi, është i vendosur për ta thyer Kukësin. “Nëse duam titullin, tri pikët të premten janë jetike”, u shpreh për mediat Salihu.

 

Të fundit