Flash News

KRYESORE

Kukësi ndryshon stil, harron Gegën dhe prezanton teknikun e ri

Kukësi ndryshon stil, harron Gegën dhe prezanton teknikun e ri

Mos e beso po deshe, por marrëveshja mes Kukësit dhe Skënder Gegës nuk është arritur. Klubi verilindor njoftoi prezantimin e trajnerit të ri në orën 16:00, nga presidenti Safet Gjici, por nuk do të ndodhë kështu.

Ekipi nënkampion doli me një deklaratë tjetër ku shkruan se nuk do të ketë sot prezantim trajneri, ndërsa vendin e lënë bosh nga Duro momentalisht do ta mbajë Raman Hallaçi, ish-kapiteni dhe lojtari i kësaj skuadre.

Njoftimi - "Konferenca e prezantimit të trajnerit nuk do të zhvillohet ditën e sotme! Nesër ekipi do të dalë në stërvitje dhe trajner i përkohshëm do të jetë ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, që rikthehet te Kukësi pas një aventure të suksesshme si futbollist. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet në një moment të dytë për të cilin do të ketë njoftim! Faleminderit!", - shkruan klubi.

Të fundit