Flash News

KRYESORE

Kukësi në 'shtetrrethim', policia kontrolle gjatë gjithë natës

Kukësi në 'shtetrrethim', policia kontrolle gjatë

Menjëherë pas përfundimit të protestës, drejt Kukësit u nisën forca të shumta policie, përfshi ato speciale dhe RENEA, nga Tirana. Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj paralajmëruar se do të ketë arrestime ndërkohë që mësohet se gjatë gjithë natës në qytet kanë patrulluar makina policie.

Deri më tani nuk ka njoftime për arrestime por mësohet se policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës.

Për disa orë, banorë të Kukësit dhe zonave përreth, protestuan tek ‘Rruga e Kombit’ në shenjë revolte ndaj vendimit që i detyron të gjithë ata që kalojnë në këtë rrugë të paguajnë. Protestuesit shkatërruan dhe dogjën sportelet e ngritura ku kryhej pagesa.

 

 

 

 

Të fundit