Flash News

KRYESORE

Kukësi njoftim zyrtar, Skënder Gega do prezantohet si trajneri i ri

Kukësi njoftim zyrtar, Skënder Gega do prezantohet si trajneri i ri

Pas shkarkimit të Orges Shehit nga detyra, Skënder Gega do të jetë trajneri i ri që do të marrë në drejtim ekipin e Kukësit.

Ka qenë vet klubi që ka bërë zyrtar lajmin e kalimit të Gegës, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Gjithashtu Kuksi ka lajmëruar se prezantimi i Gegës do të bëhet ditën e hënë në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Gega ishte pa një skuadër pasi pandemia e koronavirusit bëri që të shkëpuste kontratën që kishte në Jordani, duke e sjellë tashmë në pankinën e bluve.

Njoftimi i Kukësit:

“Kukësi njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!”

Të fundit