Flash News

KRYESORE

Kukësi përmbys Tiranën, bardheblutë në rënie të lirë

Kukësi përmbys Tiranën, bardheblutë në rënie

Kukësi sot ka përmbysur 3-1 Tiranën në një ndeshje emocionuese dhe plot aksione drithëruese. Pritej më shumë nga bardheblutë, të cilët motivuan tifozët me shënimin e golit të parë, por më pas fusha foli vetëm për verilindorët.

Tirana e golin që në minutën e nëntë me mesfushorin shkodran Hasani, por nuk e mbajti ritmin me të cilin e nisi ndeshjen. Pjesa e dytë ishte krejt e dobët nga ana e tyre. Ja pse pësuan tre golat, që nuk mund të jenë kurrsesi rastësi.

Për Kukësin shënoi fillimisht Shkurtaj me penallti, i cili bëri dhe stilin panenka. Gavazaj kaloi në avantazh skuadrën e ti, ndërsa për golin e sigurisë mendoi Abazaj me goditje dënimi.

Me këtë fitore, Kukësi tashmë ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 24 pikëve, 1 pikë më pak se Partizani kryesues.

Të fundit