Flash News

KRYESORE

Kuksi kërkon kualifikimin, Gjoka: Skuadra, e dënuar të shënojë ...

Ekipi i futbollit të Kuksit sot, ora 19.30 do jetë përballë Sheriff Tiraspolit dhe do të kërkojë kualifikimin. Ndeshja e parë u mbyll 1-0 për Sherifin dhe Kuksi do të kërkojë me çdo mënyrë kualifikimin për turin tjetër. Mësohet se ndryshon skema, sakrifikohet Hair Zeqiri. Kukësi u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Ernest Gjoka ka punuar më shumë taktikisht me skuadrën, duke e vendosur në kushte loje dhe provuar formacionin që do të zbresë sot në fushë.

Ndryshimi i vetëm nga ndeshja e parë me Sherifin është ulja në stol e mesfushorit Zeqiri dhe aktivizimi nga minuta e parë i sulmuesit Izair Emini. Gjoka i ka dhënë më shumë përparësi fazës ofensive, duke qenë se Kukësi është i dënuar për të shënuar, në mënyrë që të shpresojë te përmbysja e rezultatit.

Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë me atë që luajti nga minuta e parë në Tiraspol. Nga krahët e mesfushës konfirmohen dy lojtarë me tipare tërësisht ofensive si Sindrit Guri dhe Elton Kale. Praktikisht në fushë Kukësi ka katër sulmues, pasi këtyre të fundit u shtohen edhe Emini e gjithashtu kroati Pero Pejiç.

Të fundit