Flash News

KRYESORE

Kuksi përballë Sheriff Tiraspolit, policia e Elbasanit publikon masat e marra

Kuksi përballë Sheriff Tiraspolit, policia e Elbasanit publikon masat

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes  ndërkombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve përfaqësuese “K.F Kuksi” – “K.F Sheriff Tiraspol” e cila do të  zhvillohet ditën e sotme, në  orën  19:30 në  Stadiumin  Elbasan  Arena.

Masat e marra:

1.Nuk do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit

2.Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga kryqëzimi i Romëve deri tek Kryqezimi i Tapeteve.

  1. Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi  i rrugës së Tapetave” deri tek Ish Konservimi  pasi kjo rrugë  do të shërbejë  edhe për raste  emergjente.

Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Nga Rrethrrotullimi i luleve”- Posta –Bashkia – Stadium e kthim.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen  170 punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisaraitet,  Stacionet Policore vartëse të saj dhe FNSH-ja.

Të  gjitha  lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të  mbyllura.

Drejtoria Vendore e  Policisë  Elbasan u kërkon qytetarëve që të minimizojnë  lëvizjen e tyre me automjet  brenda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më  normal të këtij aktiviteti.

Të fundit