Flash News

KRYESORE

Kuksianët dalin sërish në protestë, sot para komisariatit të policisë

Kuksianët dalin sërish në protestë, sot para komisariatit

Banorët e Kukësit do të zhvillojë pasditen e sotme një tjetër protestë. Në orën 18:30, banorët kanë njoftuar se do të jenë para godinës së komisariatit të policisë Kukës ku do të protestojë për lirimin e 11 protestuesve.

Një ditë më parë, gjykata vendosi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për 10 protestues, për dy prej tyre dha masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndërsa për 11 protestues u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’. 23 protestuesit u ndaluan në orët e para të mëngjesit të së dielës pas protestës së zhvilluar te ‘Rruga e Kombit’.

Të fundit