Flash News

KRYESORE

Kuksianët kërkojnë sistemimin e tregut, pas ndërtimit të unazës

Kuksianët kërkojnë sistemimin e tregut, pas ndërtimit

Në unazën veriore të qytetit të Kukësit, ose siç njihet ndryshe “Rruga e Tregut” po vijon puna për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës. Por këto punime sipas qytetarëve kuksianë duhet të shoqërohen edhe më sistemimin e tregut dhe rregullimin e rrugëve të brendshme, të cilat janë janë plot gropa dhe dita ditës po shkatërrohen plotësisht.  Aktualisht në Rrugën e Tregut po kryen punime për sistemin e ndriçimit, kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza e punime të tjera nëntokësore. Investimin me vlerë rreth 97 milionë lekë të reja bashkia e Kukësit e ka siguruar përmes Qeverisë shqiptare nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. E gjithë unaza me gjatësi rreth 1.2 km pas përfundimit do të sjellë edhe zhvendosjen  e trafikut për automjetet e tonazhit të rëndë.

 

Të fundit