Kulla dhe qendra tregtare zvogëlojnë kapacitetin e Arenës Kombëtare

Pavarësisht se në fillim u raportua se “Arena Kombëtare” do të ketë një kapacitet më të madh se 22 mijë vende, e vërteta është ndryshe. “Panorama Sport” shkruan se stadiumi do të ketë 223 vende më pak ose 21 777 në total, kostoja e të cilit llogaritet rreth 60 milionë euro.

Dyshohet se kulla dhe ndërtimi i një qëndre tregtare brenda impiantit ka ndikuar në reduktimin e kapacitetit të tij. “Arena Kombëtare” pritet të inaugurohet në ndeshjen eliminatore ndaj Francës, që do të luhet me 17 nëntor.

Para saj, UEFA do të bëjë disa prova kolauduse për të parë nëse gjithçka funksionon ashtu siç duhet për një ndeshjë ndërkombëtare.

Vepra eshte financuar permes partneritetit-publik privat (PPP).