Flash News

KRYESORE

Kulla prej druri, më e larta në botë do të ndërtohet në New York

Kulla më e lartë prej druri do të ndërtohet në New York.

Studioja DFA, me bazë në qytetin e New York-ut, ka propozuar ndërtimin e një kulle me strukturë prej druri rreth 220 metra të lartë, e cila do të vendoset shumë pranë një prej parqeve më të mëdha të këtij qyteti, Central Park, në mes të Jacqueline Kennedy Onassis Reservoir.

Një prej qëllimeve kryesore se përse do ndërtohet kjo kullë është filtrimi i ujit të kontaminuar në këtë rezervuar (rreth 1 miliard litra ujë) dhe që zë një të tetën e sipërfaqes së parkut, do të shërbejë edhe si një kullë në të cilën njerëzit mund të ngjiten dhe të shijojnë pamjen e mrekullueshme që të ofron qyteti i New York.

Trupi kryesor i kullës do të formohet nga disa struktura në formë spirale, ndërsa veshja e saj e jashtme përbëhet nga një material i tejdukshëm, i cili u lejon vizitorëve një pamje në 360 gradë.

Një turbinë me erë në krye të saj do të gjenerojë energjinë për sistemin e filtrimit të ujit dhe funksionimin e ashensorëve.

 

Të fundit