Flash News

KRYESORE

Kullat e reja do të ngrihen në Tiranë, Rama: Leja është dhënë, debati i kundërshtarëve është idiot

Kullat e reja do të ngrihen në Tiranë, Rama: Leja është

Kryeministri Edi Rama tashmë ka konfirmuar se tashmë është dhënë leja për ndërtimin e kullave të reja në Tiranë.

Ndërsa mori fjalën e tij në ceremoninë e organizuar me hapjen e segmentit të dytë të Bulevardit të Tiranës, Rama konfirmoi se leja është dhënë dhe se së shpejti do të ngrihen kulla të reja.

“Pas fillimit të dhënies së lejeve të ndërtimit për gjithë bllokun e ri që parashikon projekti, uroj të shohim sa më shpejt kulla të reja. Në Tiranë zhvillohet një debat idiot lidhur me ato që janë edhe shprehjet më cilësore të zhvillimit të kryeqytetit të së ardhmen. E kam fjalën për ndërtimet e kullave te parashikuara në planin francez dhe që do pasohen edhe me kullat e parashikuara edhe  në këtë anë të Tiranës”, u shpreh kryeministri.

Të fundit