Flash News

KRYESORE

Kullat te Diga e Liqenit, Bozdo: Reagimi Bashkisë është hipokrizi. Pyetja që kam për Veliajn

Ish-nënkryetari i bashkisë së Tiranës thotë se është hipokrizi e pastër keqardhja e kryebashkiakut Veliaj për kullat që do të ndërtohen në zonën e Digës së Liqenit. Bozdo thotë se leja e ndërtimit përmban një sipërfaqe ndërtimi pesë herë më të vogël se kompleksi me 42 kate “Tirana Rock”, shtrirë përgjatë gjithë digës, që Edi Rama deshte të ndërtonte.

“Leja u bllokua prej pese vitesh, jo sepse Veliajt i dhimbsej Diga, por sepse ne Tirane tregojne me fakte se rryshfeti qe Rama kerkoi ishte shume i larte. Nje pyetje per Veliajn: sa eshte rryshfeti qe bosi i tij Rama ka marre dhe sa eshte pjesa qe shkon ne xhep te Erjoni vete?”, shkruan Bozdo në rrjetin social Facebook.

Ish-nënkryetari i bashksië shprehet gjithashtu se vetëm gjatë vitit 2017, kryebashkiaku aktual ka dhënë 270 leje ndërtimi, duke i marrë frymën Tiranës në çdo cep.

Postimi i plotë i Eno Bozdos

Vetem per vitin 2017 Veliaj ka dhene 270 leje ndertimi, duke i marre frymen Tiranes ne cdo cep. Siperfaqe te tera te gjelbera te zhdukura brenda 2 vitesh, ndersa Veliaj mediatizon cdo shkurre te mbjelle. Jemi qare nga Edi Rama, por s`kishim pare asgje akoma. Tirana eshte ne kolaps ne te gjitha drejtimet, por propaganda dhe shpifja nuk ndalen.

Prandaj eshte hipokrizi e paster keqardhja e tij per ndertimin prane Parkut te Liqenit. Leja e ndertimit permban nje siperfaqe ndertimi pese here me te vogel se kompleksi me 42 kate “Tirana Rock”, shtrire pergjate gjithe diges, qe Edi Rama deshte te ndertonte. Jo vetem qe volumi ndertimit eshte 5 here me i vogel, por edhe siperfaqja e gjelber qe i kalon kryeqytetit eshte kater here me e madhe.

Leja u bllokua prej pese vitesh, jo sepse Veliajt i dhimbsej Diga, por sepse ne Tirane tregojne me fakte se rryshfeti qe Rama kerkoi ishte shume i larte. Nje pyetje per Veliajn: sa eshte rryshfeti qe bosi i tij Rama ka marre dhe sa eshte pjesa qe shkon ne xhep te Erjoni vete?

Jam i sigurte qe nuk do te kete pergjigje, ndersa neser Erjoni do mbjelle mbasdite shkurren e rradhes, pasi te kete firmosur paradite lejen per kullen e rradhes!

Të fundit