Flash News

KRYESORE

Kultivimi i kabanisit, Xhafaj pranon implikimin e Policisë së Shtetit

Kultivimi i kabanisit, Xhafaj pranon implikimin e Policisë së Shtetit

'Absolutisht jo'. Kështu i është përgjigjur pyetjes së Sokol Ballës “a mund të ndodhë kjo që ndodhi me kanabisin në Përmet ku u gjetën 12 tonë dhe policia deri atëherë nuk dinte gjë?  

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka pranuar pa hezitim, dhe për herë të parë, atë që ka qenë në fakt dijeni publike: implikimin e Policisë së Shtetit në 'industrinë e kanabisit'.

Xhafaj del kështu edhe kundër paraardhësit të tij, koleg në PS, Saimir Tahirit, por edhe kundër shefit të vet, KM Edi Rama.  

Tha Xhafaj:

"Ua kam bërë të qartë. Do të përgjigjen për cdo rrënjë kanabisi. Është e pamundur që atje ku mbillet kanabis të mos e shohë polici i zonës, polici i pyjores apo dhe kryeplaku me banorët. 

Ka pasur segmente të policisë të implikuara në këtë trafik. Ata ose janë paguar për heshtjen e tyre, ose janë blerë për të bashkëpunuar. Disa drejtues të policisë vendore minimalisht kanë heshtur. Nuk mund të them se ata kanë qenë të përfshirë, por minimalisht kanë heshtur”.

Të fundit