Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kultivonin marijuanë në një vilë, kapen tre shqiptarë në Spanjë
Policia kombëtare në Torrent të Valencias arrestoi tre persona me origjinë shqiptare, pasi ata kishin ngritur një plantacion. Agjentët bllokuan 885 bimë marijuane, të cilat ishin në fazën e fundit të kultivimit.
Ndërkohë që mbi 1 mijë fidanë u kapën nga policia spanjolle. Të arrestuarit janë midis 24 dhe 30 vjeç dhe të gjithë janë shqiptarë, mes tyre edhe një femër shkruan “La Vanguardia”.
Plantacioni ishte ngritur në një vilë. Policia pasi mori informacione për aktivitetin, vendosi pajisje përgjimi dhe ra në gjurmë të të arrestuarve. Policia zbuloi se të arrestuarit kishin marrë ndërtesën me qira dhe se ishin paraqitur si shtetas italianë, porse kartat e tyre ishin të falsifikuara.
Energjia elektrike që duhej për rritjen e bimëve vidhej, ndërsa nga agjentët u sekuestruan edhe 70 llamba. Ata dolën para gjykatës, që vendosi masën “arrest me burg”.