Flash News

KRYESORE

Kultivonte bimë narkotike në shtëpi, dënohet shqiptari në Angli

Kultivonte bimë narkotike në shtëpi, dënohet shqiptari

Është dënuar me 16 muaj burg shqiptari i cili kultivonte në shtëpinë e tij bimë narkotike, ai është Mariglen Alla i cili është dënuar nga Gjykata në Newcastle e dënuan Allën pasi ai pranoi akuzën për kultivim droge të kalsit B.

27 vjeçari është arrestuar në shtatorë nga policia me akuzën e menaxhimit të një ferme në qendër të qytetit për kultivimin e bimëve kanabis sativa.  Atij ju gjetën në shtëpi 730 rrënjë bimë narkotike prej të cilave fitimi mund të shkonte deri në 700 mijë paund.

Nga kontrolli u zbulua se shtëpia e në të cilën shqiptari kishte improvizuar fermën merrte energji elektrike nga rrjeti i rrugës përmes një kablloje nëntokësore.

Prokurori i cili gjykoi çështjen mori në konsideratë edhe pretendimin e palës mbrojtëse e cila deklaroi se shqiptari Alla ishte viktima e këtij rrjeti trafikimi.

Të fundit