Flash News

KRYESORE

“Kultura është më fortë se plumbat e drogës”; në Shkodër protestohet kundër ngjarjeve kriminale

Ngjarjet e fundit kriminale në qytetin e Shkodrës, ku janë ekzekutuar 6 persona dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, ka bërë që qytetarët të dalin në protestë kundër institucioneve ligj-zbatuese në vend.

Protesta është organizuar nga forumi i të rinjve të PD-së, por është vënë re se në marshim kanë qenë të pranishëm përveçse qytetarëve të thjeshtë edhe përfaqësuesit e tre feve kryesore në vend.

Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, Hoxha i xhamisë së Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse kanë ardhur gjithashtu në marshim.

Ndërkohë slogani i protestës së kësaj të premteje ka qenë “Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”.

Të fundit