Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Kur dy vjet më parë akuzova Edi Ramën, në emër të PD, se vendimi i tij për mbylljen e lojërave te fatit ishte thjesht një maskaradë, mu desh të përballesha me një çështje gjyqësore që vijon ende sot. Në fakt, kjo është pjesa qesharake e një historie që ka si zanafille një gënjeshtër alla-rilindje dhe si përfundim rikthimin e kazinove në zemër të kryeqytetit. Nuk besoj se ka më njerëz që habiten nga premtimet fasade të Edi Ramës. Sikundër nuk kam më asnjë shpresë se atij i vjen turp nga gënjeshtrat qe i janë shndërruar në rutinën e përditshme të aktivitetit mbi 7 vjeçar të politikës.
Por shqiptarët ndryshe nga Edi Rama duhet të dinë apo t’u rikujtohet e vërteta e farsës se lojërave te fatit, kurdisur nga ai qe dikur përbetohej për mbyllje ndërsa sot firmos licenca kazinoje për klientët e oborrit te tij. Po të kthesh vetëm pak fletët e qeverisjes së rilindjes të shfaqet para syve “beteja” e Ramës kundër lojërave të fatit. Një hipokrizi e vërtetë e njeriut që nisi aksionin “Fundi i Marrëzisë” dhe e rriti numrin e lojërave të fatit nga 800 pika që ishin deri në vitin 2013 në 4200 të tilla në qeverisjen e tij.
Asnjë naiv nuk e beson qe ky 5-fishim ndodhi rastësisht dhe pa bekimin e kryeministrit që ka në kontroll çdo institucion, përfshirë dhe ata në dukje të pavarur. Në vitin 2015 qeveria Rama ndërmori një diskutim publik për të votuar një ligj për lojërat e fatit. Një ligj që ndryshoi deri në sekondat e fundit të seancës plenare vetëm e vetëm për t’i bërë ndere klientëve të kryeministrit dhe që kurrë nuk kishte synim rregullimin me ligj të tyre. Kështu një nga “arritjet” e ligjit të vitit 2015 ishte dhe shtyrja e afatit të vendosjes në jetë të këtij ligji me dy vjet. Arsyet e shtyrjes së implementimit të këtij ligji natyrisht lidheshin me nismën e “Fundit të Marrëzisë” që qëllim fundor kishte marrëzinë pafund të basteve.
Shqipëria u kthye në një mejhane bastesh që nuk rregulloheshin me asnjë ligj dhe që rezultat kishin vetëm dhënien me koncesion të Sistemit të Monitorimit Online të tyre të cilin e fitoi edhe një herë një tjetër pjesëtar i familjes Rama. Në dy vite me radhë, çdo raport ndërkombëtar nga DASH tek MoneyVal evidentuan lojërat e fatit si një zhguall perfekt në të cilin pastroheshin paratë e pista të krimit të organizuar. Ndërkohë që ligji mbahej ende në sirtar, një vit pas votimit në kuvend të tij, kryeministri urdhëroi disa deputetë të mazhorancës që të propozonin një shtyrje të afatit kohor për aplikimin e Ligjit për Lojërat e Fatit. Pastaj i njëjti komision që kishte votuar pro ligjit për të rregulluar lojërat e fatit, të njëjtët njerëz që rrihnin gjoksin për aksionin “Fundi i Marrëzisë”, votuan në grup në dhjetor 2016 shtyrjen e Ligjit të Lojërave të Fatit që ishte miratuar me ndryshimet e kërkuara po nga e njëjta mazhorancë.
Megjithëse dukej qartazi që shtyrja e aplikimit të ligjit ishte në fakt një qokë e pastër që qeveria dhe vetë deputetët po i bënin lojërave të fatit që ishin shpërndarë në atë kohë si kërpudha pas shiut. Koha dhe përpjekjet tona për ta denoncuar këtë aferë nxorën në pah të vërtetën : njerëz shumë pranë qeverisë dolën të përfshirë në kompani bastesh, firma ndërtimi që ndërtojnë kullat në zemër të Tiranës i dolën lidhjet me kompanitë e kazinove dhe basteve. Vetë njerëzit e familjes së kryeministrit ishin të përfshirë në tendera dhe koncesione të lidhura me monitorimin e kompanive të basteve.
Mirëpo kur laku i qeverisë u shtrëngua sa nga pazaret që ajo kish bërë me elementë të ndryshëm kriminalë në fushën e basteve aq edhe nga raportet ndërkombëtare, kryeministri edhe një herë përdori një socialist të ndershëm e të vjetër. E nxori atë për ta përdorur si fasadë në sulmet e tij karshi biznesit të lojërave të fatit duke urdhëruar mbylljen e tyre dhe duke përdorur vargje kuranore e biblike. Akuzoi atëkohë opozitën si bixhozxhie ndërsa shqiptarëve u shiti propagandën e njeriut që nuk luan kumar. U vesh me petkun e hoxhës dhe veladonin e priftit duke u predikuar shqiptarëve pastërtinë morale. Ndërsa sot urdhëron me VKM hapjen e lojërave të fatit në Tiranë. Është i njëjti që citonte Kuranin në emisione televizive ai qe ka urdhëruar firmosje e një VKM-je në të cilën i jep shansin kazinove të hapen pranë xhamive dhe kishave. I njëjti që dy vjet me parë gati-gati vuri flatrat e engjëllit mbrojtës për familjet nga kumari dhe qe sot po ua ndërton kazinotë tek dera e shtëpisë. Unë sërish nuk habitem që Rama nuk skuqet apo nuk turpërohet kur gënjen. Ky është një proces që u ndodh njerëzve normalë, ndërsa prej kohësh ai është i prekur nga patologjia e mbajtjes së pushtetit me çdo formë dhe mënyrë.
Kjo sëmundje për fat të keq të shndërron në të pandjeshëm, paskrupullt dhe malinj deri në atë pikë, sa të mohosh gjithçka apo sa të urdhërosh pikërisht ato që kanë luftuar për mbylljen e lojërave të fatit të dalin e të mbrojnë vendimet e tij. Nuk di nëse do ja ndryshojë avokatit të tij tezat për seancën e ardhshme gjyqësore me mua, që thjesht faktova 2 vjet më parë atë që po ndodh sot. Por sërish kjo mbetet pjesa më e parëndësishme e historisë së lulëzimit të kazinove në Tiranë. Një projekt famëkeq që do t’i shtojë kryeqytetit të betonuar dhe të helmuar nga ndotja një barrë të re për qytetarët. Të fundit, tashmë e kanë të qartë se duhet të shpëtojnë nga soji i kumarxhinjve të paskrupujt që luajnë në kumar fatin dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38