Flash News

KRYESORE

Kumbaro i shmanget pyetjes së Vokshit: Keni marrë aprovimin e UNESCO-s për ndërtimin në Butrint?

Kumbaro i shmanget pyetjes së Vokshit: Keni marrë aprovimin e UNESCO-s

Ndonëse pyetjet e kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshit, kanë qenë shumë të qarta, Ministrja Mirela Kumbaro i është shmangur dhënies së një përgjigje të prerë. 

“A është brenda legjislacionit në fuqi dhe standarteve të UNESCO-s. Keni leje?”, i është drejtuar Vokshi Kumbaros, e cila u shpreh se nuk është shkelur në asnjë pikë ligji për trashëgiminë kulturore, por pa e argumentuar.

Është dashur insistimi i Vokshit që Kumbaro të përgjigjet, por pa dhënë një përgjigje konktete nëse ka miratimin e UNESCO-s.

“Nuk ka gërmime. Çfarë është UNESCO? Shteti palë nënshtron marrëveshjen. UNESCO nuk aporvon projekte”, tha Kumbaro.

Të fundit