Flash News

KRYESORE

Kumbaro thotë nuk është marrë ende vendimi për Teatrin, por studio daneze shpall fitoren e projektit

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e thirrur në Komisionin e Kulturës në Kuvend për të dhënë sqarime për projektin e Teatrit Kombëtar, të cilin Qeveria do ta japë me koncension, është shprehur se nuk është marrë ende një vendim për ndërtimin e Teatrit të ri.

Nuk është i këtij mendimi studio daneze BIG Bjarke Ingels Group e cila ka shpallur fitoren e  projektit të vet në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook. 'Jemi të lumtur të shpallim se ne kemi fituar projektin për dizajnin e Teatrit të ri Kombëtar të Shqipërisë. Si gjithnjë duam të falenderojmë bashkëpunëtorët tanë dhe natyrisht skuadrën e BIG që ka punuar pa pushim që nga pranvera e shkuar për ta bërë të mundur këtë".

Qeveria Rama ka marrë vendimin që të prishë Teatrin Kombëtar duke ia dhënë ndërtimin e të riut me koncension një firme private. Prishja e Teatrit Kombëtar, një ndërtesë italiane e viteve '30, do t'i hapë rrugën ndërtimit të kullave të tjera.

 

Të fundit