Flash News

KRYESORE

Kumbulla më i miri, Juric thur elozhe për shqiptarin

Kumbulla më i miri, Juric thur elozhe për shqiptarin

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, po jeton një ëndërr. Ai ishte më i miri në ndeshjen kundër Juventusit të fituar nga Verona e rezultatin 2-1. 20-vjeçari me shumë mundësi do të largohet në verë nga skuadra italiane. Trajneri i Veronës, Ivan Juric, ka folur pas fitores dhe ka thurur elozhe për Kumbullën.

“Na duhej zemra më shumë se çdo gjë në këtë ndeshje. Nuk ishim të qartë dhe intensivë si gjithnjë. E nisëm mirë dhe humbëm disa raste, por fatmirësisht arritëm të bënim kthesën.

"U lumturova shumë, mbi të gjithë për lojtarët. Mendoja se do të bënim mirë këtë sezon, por të jem i sinqertë, jo kaq shumë. Kemi lojtarë të rinj dhe të uritur për të luajtur në Serie A, për shembull Marash Kumbulla, që bëri një lojë fantastike duke pasur përballë një kundërshtar si Douglas Costa.”

Të fundit