Flash News

KRYESORE

Kumbulla ndryshon ekip, gjigantët e Serie A e kërkojnë me ngulm

Kumbulla ndryshon ekip, gjigantët e Serie A e kërkojnë me ngulm

Mbrojtësi Marash Kumbulla ka luajtur mjaft mirë me Hellas Verona. Ai ka fituar interesimin e disa klubeve interesante nga Seria A. Shqiptari po lakohet nga Fiorentina, Napoli, por dhe Juventusin.

Menaxheri i Kumbullës, Gianni Vitali, ka theksuar se në garë është futur dhe Interi.

“Inter po shikon Kumbullën që nga fillimi i sezonit. Të gjithë, sikurse edhe është e drejtë, do të bëjnë vlerësimet e tyre. Marashi është një lojtar që ndiqet dhe kërkohet nga klube të ndryshme italiane dhe europiane.

"Do të ishte gati, Kumbulla mund të luajë në mbrojtjen e Interit. Sa i takon çmimit, duhen pyetur drejtuesit e Hellas Verona, presidenti dhe drejtori sportiv”, - ka deklaruar për fcinternews.it menaxheri i shtatlartit, Gianni Vitali.

Të fundit