Kunati i deputetes socialiste dhe oficer i Fondacionit të Sorosit, kush është kreu i ri Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Juristi Gent Ibrahimi u zgjodh sot në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucion që do monitorojë punën e organit te akuzes dhe do merret me lëvizjen e të gjithë prokurorëve.

Ibrahimi njihet për lidhjet e forta politike me Partinë Socialiste, ndërkohe që është edhe kunati i kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodhelit, pasi është i martuar me motrën e saj.

Po ashtu, Ibrahimi në filllimet e karrierës së tij, ka punuar si Oficer Programi në Fondacionin Soros (1994 – 1995), Këshilltar Ligjor/Shef Kabineti i Ministrit të Shtetit për Reformën Legjislative dhe Marrëdhëniet me Parlamentin (1997 – 1999), Këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale (2002 – 2003), Këshilltar Ligjor në UNMIK (2003, 2004, 2006), Drejtor Ekzekutiv në Institutin e Studimeve Publike dhe Ligjore (1999-2009) dhe Këshilltar në Projektin kundër Korrupsionit, PACA (2009 – 2012).

Më herët Genti Ibrahimi është propozuar për të qenë gjyqtar në Strasburg, por është refuzuar tre herë pasi eshte cilesuar si i papershtatshem.