Flash News

KRYESORE

“Kundër dhënies me koncesion të parkingjeve në Tiranë”, LSI braktis Këshillin Bashkiak

“Kundër dhënies me koncesion të parkingjeve në

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës pasi shprehen se janë kundër dhënies me koncesion të administrimet të parkingjeve në kryeqytet.

Ndonëse nënkryetari i Bashkisë, Arbën Mazniku tha se nuk do të ketë asnjë koncesion të ri, përveçse një mënyre të re me automatë ku qytetarët mund të paguajnë biletën e parkingut, anëtarët e LSI-së kanë braktisur mbledhjen.

Sipas përfaqësuesit të PS në Këshillin Bashkiak, Eridian Salianji, ligji “Për një shtesë në vendimin Nr 49, datë 11.11.2015 “Për miratimin e kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruar nga Bashkia e Tiranës, të ndryshuar”, nuk ka për qëllim të privatizojë apo të japë me koncesion shërbimin e parkimit në kryeqytet.

Të fundit