Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
“Kundër djegies së mandateve”/ Ish-ministri Demiraj hedh dyshime mbi qëndrimin e Ambasadës Amerikane
Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë teknike, Dritan Demiraj hedh dyshime mbi qëndrimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që u pozicionua kundër djegies së mandateve nga opozita e bashkuar.
Demiraj pyet ambasadën se për çfarë demokracie flet, duke kujtuar se mazhoranca ka futur në parlament kriminel, hajdut, vrasës dhe përdhunues. Lidhur me zgjedhjet e kaluara, Demirat thekson se ‘personalisht bera maksimumin qe te zbatoja ligjin, per zgjedhje te lira dhe te ndershme, por ligji zbatohet kur ne drejtim te policise nuk ka komisare droge dhe bashkepunetore te krimit’.
“Kjo eshte arsyeja q mandatet e deputeteve te Parlamentit te dale nga vota e krimit nuk kane asnje vlere. Aty ku ska demokraci nuk ka vlere as kartoni e deputetit. Zgjidhja e vetme rikthimi i vendit ne demokraci nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme”, përfundom Demiraj.
Statusi i plotë:
Se pari falenderojme SHBA per mbeshtetjen e vazhdueshme ne çdo fushe gjate 29 viteve ne Shqiperi dhe padyshim qe i gjithe kombi Shqiptar i jemi mirenjohes!
Sa per deklaraten e sotme te Ambasades amerikane kam disa pyetje per te:
Per cilen demokraci flet ambasada ne Tirane?
Per demokracine qe ka 6 vite ku parlamenti perbehet nga hajdute, kriminele, vrases dhe perdhunues?
Per Shqiperine ku me shume se 60% e shqiptareve duan te largohen?
Per cilen demokraci? Te Frrokut, Shukriut, Dakos, Sejdinit, Ndokes, Elvis Roshit, Armando Prenges, etj?
Per qeverine qe ka 6 vjet qe po instalon komunizmin dhe nuk zbaton asnje standart demokratik?
Per deputetet socialiste qe jane kapur dhjetra here te lidhur me kriminelet?
Per PPP dhe korrupsionin ku asnje tender nuk behet me procedura?
Per shendetsine ku te gjitha ilacet jane te skaduara dhe ku spitalet jane njelloj si ne Sierra Leone?
Per arsimin qe eshte kthyer ne degen e partise socialiste?
Per policine qe mbolli 229.000 ha me droge dhe qe ambasada nuk hapi nje here gojen?
Per peshqit e medhenj qe si permendet emri me goje dhe qe perfitojne cdo tender nga qeveria?
Apo per ministrat dhe deputetet e PS te perfshire drejteperdrejte ne te?
Ah po po per reformen ne drejtesi qe po jep tashme frytet e veta duke perfituar vetem kriminelet me burgime te perjetshme dhe kryetaret e bashkive dhe ministrat qe blinin haptazi vota.
Apo e keni fjalen per zgjedhje te lira dhe te ndershme ku perfaqesuesit e PS kercenonin votuesit me prerje kokash dhe vrasje nese nuk votonin per PS-ne apo atje ku vota blihet ne kembim te nje thesi me miell?
Kjo eshte demokracia qe ju mbeshtesni?
Personalisht bera maksimumin qe te zbatoja ligjin, per zgjedhje te lira dhe te ndershme, por ligji zbatohet kur ne drejtim te policise nuk ka komisare droge dhe bashkepunetore te krimit.
Kjo eshte arsyeja qe mandatet e deputeteve te Parlamentit te dale nga vota e krimit nuk kane asnje vlere. Aty ku ska demokraci nuk ka vlere as kartoni e deputetit. Zgjidhja e vetme rikthimi i vendit ne demokraci nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
God bless Albania and USA.
DD.