Flash News

KRYESORE

Kundër-efekti i vendimit të Trump, një shtet i BE-së gati të njoh shtetin e Palestinës

Kundër-efekti i vendimit të Trump, një shtet i BE-së gati

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, tha të mërkurën pas një takimi të partnerëve të koalicionit në Qeverinë e Sllovenisë se ka ardhur koha që vendi i tij ta njohë Palestinën.

"Personalisht besoj se ka ardhur koha që Sllovenia ta njohë Palestinën dhe se ne duhet sërish si qeveri t'i shqyrtojmë hapat e mëtejshëm në këtë proces", tha Erjavec pas takimit me krerët e dy partive të tjera në koalicionin e kryeministrit Miro Cerar, raporton ‘AA’.

Me iniciativën e tij u pranua që ai si ministër të përgatisë informacionet e nevojshme për seancën e qeverisë që do të mbahet javën e ardhshme.

Në koalicionin në Slloveni është duke u konsideruar njohja e Palestinës pasi Bashkimi Evropian (BE) njëzëri vendosi të mos ndjekë SHBA-të dhe ta njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Socialdemokratët (SD) e Dejan Zhidan mbështesin propozimin, por konsiderojnë se do të ishte e përshtatshme të marrin një hap të tillë me disa shtete të tjera anëtare të BE-së, në mënyrë që kjo të mos jetë proces i izoluar i qeverisë sllovene.

Kujtojmë se Erjavec në vitin 2015 kërkoi që Sllovenia ta njohë Palestinën.

Sllovenia është shteti i parë brenda BE-së që po lëviz drejt njohjes së Palestinës, pas Rumanisë dhe Çekisë që mbështetën vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump. 136 shtete anëtare të OKB-së e njohin Palestinën, por jo vendet Evropës Perëndimore dhe SHBA-ja.

Deklarata me 23 pika/ Jerusalemi lindor njihet si kryeqytet i Palestinës. Shqipëria pjesëmarrëse, por a e nënshkroi vendimin e Konferencës Islamike?

Të fundit