Flash News

KRYESORE

Kundër emrit ‘Maqedoni’, në Greqi mbahet protesta më e madhe në 20 vite

Një numër i madh protestuesisht janë mbledhur në sheshin kryesor të Athinës për të protestuar kundër përdorimit të emrin ‘Maqedoni’ në negociatat mes Athinës dhe Shkupit.

Protestuesit mbajnë flamuj grek në duar dhe pankarta me mbishkrimin “Jo emri Maqedoni”. Ndërkohë me anë të një vinçi është vendosur një flamur i madh grek prej 150 metra katror.

Për mbarëvajtjen e kësaj proteste janë angazhuar 19000 forca policie e cila llogaritet si më e madhja gjatë këtyre 20 viteve.

Protesta vjen në kohën që Greqia dhe Maqedonia po zhvillojnë negociata për zgjidhjen e emrit, ndërkohë janë bërë disa propozime por ende nuk është rënë dakord nga të dyja palët.

 

 

 

Të fundit