Flash News

KRYESORE

Kundër ligjit për arsimin e lartë, Muka: Mes pedagogëve gruaja e Saimir Tahirit dhe motra e Jamarbër Malltezit, por jo për studentët

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka komentuar peticionin e 50 pedagogëve që kanë firmosur një ditë më parë kundër ligjit për arsimin e lartë.

Mes tyre ra në sy edhe firma e Fatlinda Tahiri, bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe Orinda Malltezi, motra e Jamarbër Malltezit (burri i Argita Berishës). Firmën e këtyre dy pedagogeve, Muka i cilëson si demagogji, pasi sipas tij nuk po firmosin për studentët, por për vete.

Reagimi:

Demagogjja PS/PD/LSI- politika e vjeter!

Orinda Malltezi, motra e Jamarber Malltezit (burri i Argita Berishes, vajzes se Sali Berishes) dhe Fatlinda Berisha, gruaja e Saimir Tahirit firmosing letren per "shqufizimin e ligjit". PD/PS/LSI jane bashke, dhe kerkojne "shfuqizimin e ligjit" per te hequr pergjegjesine nga vetja, po bejne DEMAGOGJI. Sigurisht ligji ka probleme qe mund te amendohen, por problemi me i madh eshte pazbatueshmeria e ligjit! Ata qe mbledhin firma per "shfuqizimin e ligjit" mbeshtesin politiken e vjeter dhe luftojne per veten, jo per studentin!

Të fundit