Flash News

KRYESORE

Kundër paketës për kontrollin e medias ‘on line’, letra për Ramën pasqyrohet ndërkombëtarisht

Kundër paketës për kontrollin e medias ‘on line’,

Katër organizata të njohura ndërkombetare: Reporterët pa Kufij, Qendra Europiane për Lirinë e Mediave, Federata Europiane e Gazetarëve, PEN International dolën me një qëndrim të unifikuar kundër paketës anti-shpifje të propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe kundër paketës që synon të kontrollojë median ‘on line’ në Shqipëri.

Këto organizata i janë drejtuar me anë të një letre kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku i kërkojnë të tërhiqen nga ky plan.

Letra e organizatave është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

Associated Press ka raportuar për kundërshtimin që organizatat, që kanë në fokus lirinë e medias, i kanë bërë paketës së Ramës. I njëjti raportim është pasqyruar në Seattle Times dhe disa media të tjera të njohura.

Të fundit