Flash News

KRYESORE

Kundër propozimit të Bashës? Flet Ervin Salianji: Jam pro, le t’i djegim mandatet që sot

Kundër propozimit të Bashës? Flet Ervin Salianji: Jam pro, le

Partia Demokratike ka mbledhur prej orës 10.00 mbledhjen e grupit parlamentar, ku po diskutohet mbi propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve.

Dje, në një dalje për mediat, Basha tha se do t’i propozojë Grupit Parlamentar dhe organeve më të larta vendimmarrëse të PD djegien e mandateve si mesazh i qartë i ardhur nga protesta e së shtunës.

Ky propozim është konfirmuar deri tani nga shumica e deputetëve demokratë, ndërsa në një media televizive theksohej se deputeti Ervin Salianji ishte shprehur kundër.

I kontaktuar nga politiko.al, Salianji hedh poshtë në mënyrë kategorike këtë informacion dhe shprehet se ka qenë i pari në radhët e deputetëve demokratë që ka kërkuar djegien e mandateve.

Madje, ai thekson se është i gatshëm që këtë akt ta ndërmarrë që sot.

“E kam kërkuar i pari djegien e mandateve. Duhet të gjejmë hapësirat ligjore dhe t’i djegim që sot. Kam reaguar i pari që dje në mbështetje të këtij propozimi”, konfirmon Salianji.

Të fundit