Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Red Varaku
Etiketimi i kundërshtarëve të tij si 'kukulla të një konspiracioni' nga një palë e tretë e cila e bën këtë nga 'frika e vetingut dhe e reformës në drejtësi', është pjesë integrale e propagandës së Ramës. Është një propagandë drejtuar kundër të gjithë faktorëve të zemëruar me qeverisjen e tij, e cila bie si kamzhik në veshët tashmë të lodhur të popullit shqiptar.
Kjo narrativë konspiracioni, që ndeshet rëndom në folklorin politik shqiptar është dominuese dhe nuk synon vetëm mohimin e fakteve, por është një taktikë politike e përdorur dje dhe sot në të gjitha shtetet totalitare. Është një taktikë që ndërmerret për qëllime specifike.
Është një taktikë, e cila ka rezultuar e suksesshme edhe gjatë regjimit komunist. Në emër të luftës kundër bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe nazizmit u ndërmorën aktet më barbare dhe linçimet më të pamëshirshme kundër zogistëve, kulakëve, ballistëve etj. Kjo taktikë u zbatua me sukses për të elimiminuar çdo kundërshtar ose përpjekje për rezistencë ndaj regjimit.
Qëllimi kryesor i kësaj strategjie të vjetëruar, por tepër efikase në vendet ku sundojnë udhëheqës me prirje autoritare, është që të konsiderojë çdo formë mosbindjeje, pakënaqësie dhe zemërimi si “të kurdisur” nga “ tradhtarët”, për të mbrojtur veten.
Sipas saj çdo formë proteste dhe zemërimi, nuk është gjë tjetër, vetëm se një përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë dhe për të shpëtuar nga e ashtuquajtura Reformë e Drejtesisë.
Sipas këtij kendvështrimi, të gjithë ata që i udhëheqin këto protesta janë kukulla të paguara. Kukësi, Teatri, Astiri, studentët dhe çdo shprehje e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së ‘Ramës së Madh’, nuk janë gjë tjetër veçse disa mercenarë të paguar nga “armiqtë” e vendit.
Kjo bëhet me qëllimin për ta potretizuar çdo shfaqje të zemërimit popullor si të sponsorizuar ose të shitur. Ndërsa çdo akt rezistence si akt gati terrorist, duke e kthyer keshtu bindjen dhe nënshtrimin në normë, ndërsa mosbindjen në nje akt gati anti-shqiptar dhe të urryer.
Një taktikë e tillë synon të shkaktojë mosbesim te demokracia si dhe tek aksioni demokratik. Një taktikë e tillë synon të paralizojë çdo lloj aktivizmi tjetër, duke prodhuar kështu një shoqëri krejt apatike dhe cinike, e cila sigurisht është më e lehtë për tu nënshtruar dhe manipuluar nga udhëheqës autoritarë.
Taktikisht propaganda e qeverisë, fillimisht ndërton idenë që pakënaqësia e shfaqur nxitet nga faktorë të tretë, pasi opinioni bindet për këtë, pushteti menjëherë ndërmerr akte represioni deri dhe fyese dhe poshtëruese. Akte që po i hasim çdo ditë me protestuesit për mbrojtjen e Teatrit, protestuesit e Astirit si dhe së fundmi me studentët.
Mbajtja gjallë e një armiku imagjinar dhe e një narrative konspiracioni, së pari zhvendos vëmendjen nga çështjet dhe shqetësimet reale që ka vendi , nga varfëria, mjerimi, papunësia dhe korrupsioni galopant. Së dyti, ideja e një konspiracioni si ky, e bën individin të ndjehet i manipuluar dhe kësisoj të dobët dhe të pafuqishëm për ta ndryshuar realitetin e tij. Si pasojë, ai dorëzohet dhe heq dorë dhe nuk bën më asnjë rezistencë, sepse ndjehet i tradhtuar dhe i manipuluar. Kësisoj, ai ia dorëzon lehtësisht fatin e tij sunduesit të rradhës.
Dalja nga kjo situatë është e vështirë, por jo e pamundur. Roger Petersen, autori i “Rezistencë dhe Rebelim: Mësime nga Evropa Lindore”, shpjegon mënyrën se si njerëz të zakonshëm arrijnë të të sfidojnë dhe më pas rrëzojnë regjime nga më të dhunshmet.
Sipas Petersen, faza e parë dhe më e rëndësishme e rebelimit është faza më e rëndësishme. Është faza kur popullata kalon nga të qenurit “neutrale” ose indiferente, në një “rezistencë të gjerë të paorganizuar”. Është një fazë që sipas Petersen, shoqërohet me graffiti, me tekste ose këngë kundër regjimit, dhe shpërthimin e protestave spontane.
Shoqëria shqiptare ndodhet pikërisht në këtë fazë. Një rezistencë e heshtur po ia lë vendin protestave, që deri dje ishin sporadike. Ato do të krijojnë edhe magmën e madhe popullore që do ta detyrojë kryeministrin që të dorëzohet.
Në këtë fazë është shumë e rëndësishme që fokusi të përqëndrohet pikërisht te realiteti, që regjimi përpiqet, që të fshehë përmes propagandës, duke zbuluar edhe teknikat, që regjimi përdor për të manipuluar opinionin. Gjithashtu duhet ekspozuar edhe hipokrizia e pushtetit, duke krahasuar premtimet e bëra me realitetin e përditshëm. Por ajo që është më e rëndësishme për ta rrëzuar këtë regjim, është mposhtja e frikës. Ndërsa sfida më e madhe është ndërtimi i një vizioni alternativ për Shqipërinë.