Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
“Kundër uzurpimit nga trafikantët e drogës”, Shkodra sot në protestë
Partia Demokratike në Shkodër, përmes një njoftimi për mediat thotë se do të organizojë një protestë në orën 19:30. Në njoftim thuhet se do të protestohet kundër uzurpimit nga trafikantët e drogës.
Kjo protestë vjen pas akuzave ndaj kryebashkiakut të ri Valdrin Pjetrit, që PD përmes fakteve e akuzon për veprimtari droge dhe dënim në Itali në vitin 2003.
“Diten e sotme, e Merkure, dt. 14/08 ne oren 19:30 para Prefektures se Shkodres, Partia Demokratike Shkoder dhe Aleanca Qytetare organizon nje proteste popullore kundra uzurpimit te Bashkise Shkoder nga banda e Edvin Kristaq Droges dhe produktit te farses se 30 Qershorit. Diten e sotme, me ze dhe me figure, PDSH denoncoi perfshirjen e Valdrin Pjetrit ne trafik droge dhe denimin e tij ne Itali qe ai e mohon tash sa kohe. Ju bejme thirrje te na bashkoheni pasi Shkodra dhe Shkodranet nuk e pranojne drejtimin e qytetit djep te kultures nga nje trafikant droge dhe mashtrues si Valdrin Pjetri. Jeni te mirepritur”, thuhet në njoftimin e PD.
Foto nga protesta