Flash News

KRYESORE

Kundërshtoi gjobën, shoferi dhunon policin rrugor

Kundërshtoi gjobën, shoferi dhunon policin rrugor

Një efektiv policie është dhunuar nga një drejtues automjeti i cili më vonë u arestua nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë dhe shkak për këtë është një gjobë për një kundërvajtje administrative.

Efektivi i policisë rrugore të Lezhës ka ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit një automjet. Drejtuesi i mjetit është përplasur edhe fizikisht me efektivin e policisë, i cili ka thirrur menjëherë forcat e rendit për mbështetje.

Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë duke bërë shoqërimin e 4 personave që ndodheshin në automjetin tip ‘Mercedez’, ndërsa bëhet e ditur se vetëm drejtuesi i mjetit është ndaluar për këtë ngjarje.

Të fundit