Flash News

KRYESORE

Kundërshtoi gjyqtarin për një penallti, Ancelotti dënohet si Mou

Kundërshtoi gjyqtarin për një penallti, Ancelotti dënohet si

Edhe legjendat ndëshkohen. Këtu nuk ngelet pas as Carlo Ancelotti. Trajneri i Napolit nuk i ka shpëtuar pezullimit me një ndeshje në Serie A pas kartonit të kuq që mori të mërkurën mbrëma në ndeshjen ndaj Atalantës.

Ai protestoi ndaj gjyqtarit për mosdhënien e një penalltie për skuadrën e tij, madje u tërbua - ashtu si edhe presidenti De Laurentiis më vonë me deklarata - dhe kjo i ka prishur punë.

Ky pezullim vlen edhe për menaxherin e ekipit, De Matteis, i cili ka kostestuar gjithashtu vendimin e gjyqtarit, ose më saktë mosveprimin e këtij të fundit. Napolitanët prisnin që ai të shihte aksionin në VAR, por kjo nuk ndodhi.

Shpesh kemi parë që dënime të tilla merr Mourinho, por kësaj here radhën e ka Ancelotti.

Të fundit