All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kundërshtoi kërkesën e SHBA-së, shkarkohet nga detyra ambasadori kanadez në Kinë

Kundërshtoi kërkesën e SHBA-së, shkarkohet nga detyra
All - Paragraf - 1

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka shkarkuar ambasadorin kanadez në Kinë, John McCallum. Vendimi ka ardhur pas komenteve që ambasadori bëri rreth çështjes së ekstradimit, ku përfshihej zyrtarja e lartë ekzekutive e kompanisë kineze Huawei, Meng Wanzhou.

All - Paragraf - 3

Trudeau se i ka kërkuar ambasadorit të dorëhiqet. “Kam kërkuar dorëheqjen e John McCallum si amabasador i Kanadasë në Kinë. Diplomati veteran i ka shërbyer me nder kanadezëve dhe ka spikatur në disa pozicione që ka mbajtur në qeveri. E falenderoj për shërbimin e dhënë”, shprehet Trudeau.

McCallum shkaktoi polemika të martën, kur publikisht kundërshtoi kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e Meng Wanzhou. Një ditë më pas, ai tha se komenetet e tij janë keqinterpretuar.

Ndalimi zyrtares së Huaweit, me kërkese të Shteteve të Bashkuara, ka acaruar Kinën dhe ka lëkundur raportet e saj me Kanadanë.

Të fundit