Flash News

KRYESORE

Kundërshtoi rrëzimin e Kurtit, LDK shkarkon Vjosa Osmanin

Kundërshtoi rrëzimin e Kurtit, LDK shkarkon Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka propozuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së partisë.

Përmes një letre që i ka drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, Mustafa kërkoi që pozitën e Osmanit ta marrë kryeministri Avdullah Hoti. Lajmin e ka konfirmuar deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili vendimin e shkarkimit nëpërmjet email-it e quajti skandaloz.

“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike,”- shkroi Avdyli.

 

Të fundit