Flash News

KRYESORE

Kundërshtuan forcat e policisë për të mbrojtur protestuesit, në hetim 6 ish-deputetët demokratë

Kundërshtuan forcat e policisë për të mbrojtur protestuesit,

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj ish-deputetëve të Partisë Demokratike pasi, siç bën me dije, kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë, në ambientet e komisariatit.

Bëhet fjalë për një incident brenda Drejtorisë së Policisë pas protesës së opozitës me 16 shkurt, ku disa prej punonjësve të policisë u konfliktuan me ish-deputetët demokratë.

“Pamjet e bëra publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Anton Frrokaj hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorise Vendore te Policise, Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policies”,  sqaron prokuroria.

Në lidhje me këte rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë sq rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal.

Ky hetim ka filluar pas protestës se datës 16.02.2019. Kujtojmë që dhjetra protestues u arrestuan nga policia, ndërsa deputetët shkuan në polici për të kërkuar që t’i lënë të lirë.

Deri më tani, ish-deputetët demokratë nuk kanë reaguar.

Të fundit