Flash News

KRYESORE

Kunja mes Lotitos dhe Agnellit, diskutime të forta në Itali

Kunja mes Lotitos dhe Agnellit, diskutime të forta në Itali

Kunja të ashpër ndërmjet Lazios dhe Juventusit. Ishin presidentët e klubeve Claudio Lotito dhe Andrea Agnelli që shkëmbyen batuta në distancë. Numri një Lazios nuk do që kampionati të ndërpritet, pasi do fitimin e titullit.

"I keni parë shifrat, po rriten dita ditës. Unë do të flas me ekspertët, ata të kësaj fushe, jo me doktorët e klubeve të Seria A”, - tha Lotito duke thumbuar Agnellin.

Ky i fundit nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë dhe ka reaguar menjëherë. "Sigurisht që ai mundet të flasë ashtu. Tashmë ai është kthyer në një ekspert virusesh”, - tha Agnelli.

Të fundit