Flash News

KRYESORE

Kuotat e refugjatëve, Gjykata rrëzon kërkesën e Hungarisë dhe Sllovakisë

Kuotat e refugjatëve, Gjykata rrëzon kërkesën e

Gjykata e drejtësisë së BE-së hodhi poshtë në tërësinë e saj rekursin e depozituar nga Hungaria dhe Sllovakia kundër kuotave për rishpërndarjen e refugjatëve, me vendimin e marrë në shtator 2015 nga ana e liderëve evropianë, në valën e krizës migratore.

Gjykata evropiane vlerësoi në një deklaratë të bërë dje publike se mekanizmi i denoncuar nga dy shtetet anëtare,i  supozuar si mishërim i solidaritetit evropian, kontribuon në mënyrë efektive dhe proporcionale, për të lehtësuar Greqinë dhe Italinë, dy shtetet në vijën e parë të fluksit migrator.

Hungaria dhe Sllovakia kundërshtuan anën ligjore të planit, por Gjykara hodhi poshtë në tërësinë e saj të gjithë argumentet e ngritura.

Ajo vlerësoi se rekursi në një procedure aspak legjislative, pa dakordësinë e Parlamentit Evropian, të parlamenteve në rang kombëtar dhe pa shqyrtimin publik ishte në përputhje me legjislaticionin e Bashkimit Evropian.

residenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i kërkoi, nëpërmjet një letre, kryeministrit hungarez, Viktor Orban të respektonte detyrimet përsa i përket krizës migratore duke i kujtuar detyrën e tij të solidaritetit evropian.

Letra që daton dje vjen si përgjigje e kërkesës nga Hungaria për t’i rimbursuar gjysmën e 800 milionë eurove që ajo konfirmon se ka shpenzuar për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, veçanërisht në ndërtimin e një barriere, një prej masave kontraverse të politikës migratore të Orban.

Të fundit