Flash News

KRYESORE

Kupa e Botës, asnjë arbitër nga Britania e Madhe për herë të parë pas 80 vitesh

Kupa e Botës, asnjë arbitër nga Britania e Madhe për

Për herë të parë pas 80 viteve, në Kupën e Botës në futboll nuk do të ketë asnjë arbitër nga Britania e Madhe.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) publikoi listën e 36 arbitrave për Botërorin në Rusi në të cilin nuk ka asnjë arbitër nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, për herë të parë pas Kupës së Botës në vitin 1938.

Mediat vendore raportojnë se Mark Clattenburg ishte i vetmi britanik në listën e zgjeruar të FIFA-s të përpiluar në verën e vitit 2016. Por, ai ra nga kombinimi për shkak se ndaloi arbitrimin në Premier Ligën e Anglisë dhe shkoi në Arabinë Saudite, ku ai ushtron detyrën si njeriu i parë i organizatës të arbitrave.

Clattenburg referoi finalen e EURO 2016 ndërsa në shkurt 2017 vendosi të pranojë një sfidë të re në karrierën e tij.

Federata e Futbollit të Anglisë kërkoi nga FIFA që të delegojë një arbitër tjetër në vend të Clattenburg, e cila u refuzua.

Ajo që është edhe më tronditëse për opinionin e “djepit të futbollit” është fakti se asnjë britanik nuk ka edhe në mesin e arbitrave ndihmës, ndërkaq përfaqësuesit e tyre do t’i kenë të angazhuar në sistemin VAR (video-asistenti i gjyqtarit) i cili për herë të parë do të përdoret në Botërorin në Rusi.

Të fundit