Flash News

KRYESORE

Kupa e Gjermanisë, Bayern bën spektakël ndaj Hoffenheim-it, Lewa dopietë

Kupa e Gjermanisë, Bayern bën spektakël ndaj Hoffenheim-it, Lewa

Bayern-Hoffenheim sot ishte një ndeshje spektakolare. Bavarezët ishin në superformë dhe bënë një lojë fantastike, gjatë së cilës u shënuan gjithsej 7 gola dhe rekordmenët fituan 4-3.

Kjo sfidë nisi me dy autogola, fillimisht nga Bayern (Boateng) dhe më pas nga Hoffenheim (Hubner). Kjo ishte thjesht sa për t'u "nxehur", sepse festivali i golave nisi me gola "me dashje".

Muller shënoi një gol tipik nga të tijët në të 20-ën, ndërsa i përhershmi Lewandowski gjeti rrjetën në minutën e 36-të. Lewandowski ishte në natën e tij, sepse kompletoi dopietën personale në minutën e 80-të, për të çuar rezultatin në 4-1.

Kur u mendua se Bayern do e kishte krejt të lehtë fitoren me goleadë, Dabbur shënoi dy gola në minutat e fundit dhe ndeshja u mbyll 4-3.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/02/iiiiiiiiiiii.mp4"][/video]

Të fundit