Kupa e Italisë i ka të gjitha: Lazio bën lojën, Napoli fiton çerekfinalen

Napoli është fituesi i çerekfinales së Kupës së Italisë kundër Lazios. Skuadra laciale bëri lojën, por napolitanët fituan 1-0 duke shënuar që në minutën e dytë të takimit.

Insigne shënoi një gol spektakolar për Napolin dhe ndeshja nisi me vrull. Lazio kishte mundësinë të barazonte 6 minuta më pas, pasi Hysaj shkaktoi penallti. Immobile, megjithatë, rrëshqiti dhe e çoi topin jashtë.

Hysaj mori më vonë edhe kartonin e dytë të verdhë dhe e la Napolin me 10 lojtarë. Si për ta barazpeshuar takimin, Lucas Leiva mori karton të kuq për Lazion dhe takimi u vulos vetëm nga goli i Insignes.

Lazio luajti shkëlqyeshëm, por Napoli bëri atë që duhet: golin.