Flash News

KRYESORE

Kupa e Mbretit, Messi mund të mos luajë në "El Klasiko"

Kupa e Mbretit, Messi mund të mos luajë në "El Klasiko"

Ylli i ekipit të Barcelonës, Lionel Messi, rrezikon të mungojë në "El Klasikon" e ditës së mërkurë kundër Realit të Madridit, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e “Kupës së Mbretit”.

Kjo pasi argjentinasi pësoi një dëmtim muskular ndaj Valencias, që mund ta detyrojë atë të humbasë një tjetër sfidë ndaj rivalëve.

Mesi është stërvitur me ekipin, por trajneri Valverde mund të vendosë ta lërë në stol, pasi nuk kërkon të rrezikojë një përshkallëzim të situatës.

Në stërvitjen e fundit mungoi gjithashtu edhe Osman Dembele, ndërkohë që edhe Jordi Alba nuk do të luajë për shkak kartonash.

"El Klasikio" do të luhet të mërkurën në orën 09:00 të mbrëmjes.

Të fundit