Flash News

KRYESORE

Kupa e Shqipërisë, asnjë surprizë, fitojnë skuadrat e mëdha

Kupa e Shqipërisë, asnjë surprizë, fitojnë skuadrat e

Ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë janë mbyllur pa surpriza mes skuadrave pjesëmarrëse pasi kanë kaluar në fazën tjetër të turneut të gjitha ekipet e mëdha. Kukësi që ishte mundur përballë Egnatias në ndeshjen e parë, ka fituar lehtësisht 4-0 duke dominuar ndeshjen ndaj skuadrës së qytetit të Rrogozhinës për të prerë biletën për në turin tjetër. Me të njëjtat shifra ka fituar edhe Vllaznia në duelin kundër Kastrioti, me të cilin kishte mbyllur në barazim pa gola ndeshjen e parë.  Majkëll Ngoo ka zgjidhur problemet e Tiranës me dy gola që në minuta e para të ndeshjes, ndërsa e vetmja skuadër e Superiores që ka vuajtur disi për të marrë kualifikimin ishte Teuta.  Pas humbjes 1-0 në sfidën e parë ndaj Tërbunit, durrsakëve u duhej të përmbysnin rezultatin në shtëpi dhe ata ia kanë arritur me shifrat 2-0. Por gjithçka ka ndodhur vetëm në 10 minutat e fundit të sfidës, pasi deri atëherë, pavarësisht rasteve të krijuara, ekipi i Maganit nuk gjente dot rrugën e rrjetës.

Në Grupin B nuk ka pasur surpriza për sa i përket kualifikimit të skuadrave elitare. Partizani shpartalloi Naftëtarin e Kuçovës me rezultatin 7-0 në sfidën e zhvilluar në Kompleksin Sportiv të Kamzës. Nuk e diskutuan për asnjë moment kualifikim as Luftëtari dhe Flamurtari, të cilat arritën të triumfonin me rezultat bindës në shtëpi. Vlonjatët likuiduan Dinamon me rezultatin 4-1 ndërsa Luftëtari mposhti Elbasanin me shifrat 3-0.

Derbi mes Lushnjës dhe Apolonisë është zgjidhur nga 11 metërshat pas barazimit 1-1 në të dyja sfidat. Lushnjarët e trajnerit Bano janë treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltive, duke realizuar 3 të tilla kundrejt një të shënuar nga Apolonia. Në takimet e tjera, Korabi u eliminua nga Turibina e Cërrikut pas humbjes në transfertë në ndeshjen e parë me rezultatin 3-2. Sfida e zhvilluar sot në Peshkopi përfundoi në barazim 1-1. I njëjti rezultat u shënua edhe në sfidën mes Pogradecit dhe Shkumbinit, ku liqenorët u kualifikuan pas fitores në transfertë me rezultatin 0-2. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, skuadra e Bylisit u mund nga Tomori me rezultatin 1-2. Kjo fitore nuk i mjaftoi ekipit beratas për të kaluar në turin tjetër, pasi sfidën e parë e humbën në tavolinë me rezultatin 0-3 për mos përmbushje të kushteve për zhvillimin e ndeshjes.

GRUPI A

Teuta-Tërbuni 2-0 (0-1)

Latif 80′, Lena (p) 83′  

Besëlidhja-Shënkolli 1-0 (2-0)

Bangura 43′

Vllaznia-Kastrioti 4-0 (0-0)

Tafili 11′, Ribaj 30′, Borshi (ag) 64′, Vucaj 78′

Tirana-Besa 2-0 (2-1)

Ngoo 9′, 13′

Erzeni-Burreli 1-0 (1-2)

Pasha (p) 63′

Kukësi-Egnatia 4-0 (0-1)

Guri 19′, 50′, Krkotiç 25′, Kale 33′

 Nesër

13:00 | Kamza-Iliria (2-0)

E papërcaktuar

Mamurrasi – Skënderbeu (0-8)

Në kllapa () rezultati i ndeshjeve të para ***

GRUPI B

Lushnja-Apolonia 1-1 (1-1)     (3-1 me penallti) 

Bufasi 27′ / Krasniqi 57′

Partizani-Naftëtari 7-0 (6-2)                                                                                                                  

Xhixhiua 5’, Bardhi 45′, 89′, Basrak 50′, Herrera 66′, Adorjan 74′ , Shahinas 79′

Flamurtari-Dinamo 4-1 (2-0)                                                                                                                  

Deliaj 13′, Zhufo 23′ (p), Toungara 46′ (p) Hyseni 61′ / Hasa 21′

Luftëtari-Elbasani 3-0 (3-0)

Nunjez 20′ (11-m), Fakundo 33′, Zijai 77′

Pogradeci-Shkumbini 1-1 (2-0)

Dragoi 90′ / Nexha 28′

Korabi-Turbina 1-1 (2-3)                                                                                                                         

Murrja 21′ / Roshi 76′

Bylisi-Tomori 1-2 (3-0)

Buzi 35′ / Onuh 52′, Hyseni 75′

Laçi-Sopoti (12-0)

Ndeshja nuk u luajt, Sopoti nuk është paraqitur.

 *** Në kllapa () rezultati i ndeshjeve të para ***

***

Skema e përcaktuar nga FSHF për turneun e Kupës së Shqipërisë bën që në muajin tetor, në turin e dytë të këtij kompeticioni, të luhet një “klasike” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia. Të dy skuadrat e vendosur anë Grupin A, pasi kanë siguruar kalimin e turit, do të vihen përballë njëra-tjetrës në këtë turne të cilin e kanë primar sa u përket ambicieve të tyre për një trofe dhe rrugën e vetme për të shkuar në Europë.

 Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave që nga ndeshja e famshme që mbylli kampionatin e kaluar, duke dekretuar rënien nga kategoria të Tiranës.

 Sa u përket ndeshjeve të tjera, interesant është edhe dueli në Grupin B mes Bylisit, që është mes pretendentëve për t’u ngjitur në Superiore dhe Luftëtarit që gjendet në elitën e futbollit shqiptar ndërsa nuk ka fshehur ambiciet për një biletë europiane për sezonin e ardhshëm.

TURI I DYTË

18.10.2017-01.11.2017

 

GRUPI A

Erzeni-Kukësi (1)

Besëlidhja-Skënderbeu/Mamurrasi* (2)

Kamza/Iliria*-Teuta (3)

Tirana-Vllaznia (4)

 

Turi i tretë

31.01.2018-14.02.2018)

4-1

3-2

 

GRUPI B

Pogradeci-Partizani (5)

Bylis-Luftëtari (6)

Lushnja-Laçi (7)

Turbina-Flamurtari (8)

 

Turi i tretë

31.01.2018-14.02.2018)

8-5

7-6

Shënim: *Nuk janë luajtur ende ndeshjet e kthimit

Të fundit