Flash News

KRYESORE

Kupa e Shqipërisë, Duka përgëzon ekipet finaliste: Teuta e meritoi këtë trofe

Kupa e Shqipërisë, Duka përgëzon ekipet finaliste: Teuta e

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është shprehur pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë se Teuta e meritoi këtë trofe.

Në një prononcim pas përballjes së kryeqytetasve dhe durrsakëve, Duka gjithashtu theksoi se ka qenë një sezon i vështirë për shkak të pandemisë, teksa nuk nguroi të falenderonte të dy ekipet.

Presidenti i FSHF-së foli gjithashtu edhe për Kombetaren Shqiptare, për të cilën tha se është punuar fort dhe se beson se kemi "ekipin kombëtar më të mirë të të gjitha kohërave".

“Ishte një sezon shumë i vështirë. Ishte një lodhje edhe për futbollistët pasi e ndaloi atë dhe rrezikoi futbollistët. Mendoj që kemi bërë shumë mirë. Dua ti falënderoj të gjithë, që punuan për ta mbyllur këtë sezon. Tirana e meritoi titullin, por edhe Teuta e meritoi Kupën, më vjen mirë që këto trofe vijnë për 100-vjetoret e klubeve.

Teuta ka ndryshuar shumë dhe më vjen mirë që shikoj emra të rinj që po shkëlqejnë. Kemi tentuar për të afruar tifozët, duke parë edhe Francën. Shpresoj që gjithçka të rregullohet dhe ne të rikthejmë tifozët. Jemi munduar të punojmë në kushtet që na ka krijuar pandemia te Kombëtarja. Besoj se kemi ekipin kombëtar më të mirë të të gjitha kohërave.  Besoj se jemi pretedentët kryesorë për të dalë të parët në grup”, u shpreh Duka.

Skuadra durrsake, e drejtuar nga Edi Martini, ka arritur të marrë trofeun pasi mposhti me shifrat 2-0 Tiranën në stadiumin “Air Albania”.

Të fundit