Flash News

KRYESORE

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen dy ekipet finaliste

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen dy ekipet finaliste

Është përcaktuar çifti final i Kupës së Shqipërisë, kompeticion që do të diskutohet mes Tiranës dhe Kukësit.

Bardheblutë mundën Luftëtarin 5:3 në Selman Stërmasi, në një ndeshje e cila foli vetëm për ekipin e drejtuar nga Ardian Mema.

Ndërsa verilindoret e Ernest Gjokës mposhtën në Korçë Skenderbeun 1:3, që është më shumë i përqëndruar te vendimi i CAS-it.

Fituesja e kompeticionit siguron automatikisht një biletë në paraeliminatoret e Ligë së Europës. Ndeshja finale do të zhvillohet më 30 Maj në Elbasan Arena ose në Loro Boriçi në Shkodër.

Sezonin e kaluar trofeu u fitua nga Skendebeu, pasi mposhti ne finale Laçin me golin e mesfushorit Sabjen Lilaj me penallti ne minuten e 67-të.

Të fundit